Skip to content

E papritur si do jete moti kete fundjave

Nga kjo e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten vranësira të herëpashershme në qendër dhe në jug të vendit, përfshirë zonat kodrinore dhe malore të kryeqytetit, ku vijojnë ende të jenë aktive disa vatra zjarri.

“Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore në Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në Korçë, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave”, tha sinoptikani Elvi Jahaj.

Related article  NË SHQIPËRI RUANIM SE NA VIDHNIN KURSE GREKËT NA DHANË ÇELSAT E VILAVE.

NEWS VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Në Tiranë dhe Elbasan, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Edhe në fundjavë, vendi do të jenë nën ndikimin e masave më të freskët dhe të lagështa.

Related article  Queen Camilla in the City! Royal Teams Up with Sarah Jessica Parker, Anna Wintour and More at New York Public Library

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa të martën reshjet e shiu do të përfshijnë të gjithë vendin, sipas sinoptikanëve e për pasojë do të lemë pas të nxehtin përvëlues, për t’u rikthyer te temperaturat mesatare të muajit gusht.

NEWS “Zvërneci”/ Pas eurodeputetes greke, reagon edhe deputeti italian!
“Të martën pasdite, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin. Herë pas here, do të jenë në formën e shtrëngatave. Nga vlerat 40-41 gradë Celsius, në mesditë temperaturat do të jenë 35-36 gradë Celsius. Do të kemi rënie temperaturash edhe në vlerat minimale”.

Related article  Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se eshte ne kete vend

Edhe era, faktor për përhapjen e flakëve në zonat që përfshihen nga zjarret, pritet të ulë intensitetin gjatë ditëve në vijim, duke mos tejkaluar shpejtësinë 10-12 metër për sekondë./Top Channel

Published inNEWS