Skip to content

Anastas Janullatos kishte gjak shqiptar, habit Blendi Fevziu: S’do e besoni kush ishte nëna e tij

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një video interesante në rrjetet sociale, ku sjell një detaj të pazakontë mbi origjinën e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas Fevziut, një deklaratë e vitit 2019 e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shkruante se Janullatos ishte djali i Jerasimos Janullatos dhe Roksani Malltëzit, një mbiemër tepër i njohur në Shqipëri.

Duke u bazuar në kërkime të mëtejshme dhe në biseda me një historian që i përket kësaj familjeje, Fevziu thekson se kjo lidhje mbetet e paqartë. Por sipas të dhënave historike, familja Malltezi besohet të ketë qenë një familje detarësh që ka ardhur në Shqipëri nga Tivari ose Kotori rreth 200 vjet më parë.

Related article  U përplasën për vdekje nga 33-vjeçari i dehur, kush janë dy vëllezërit që humbën jetën (FOTO+EMRAT)

“Gjëja që më bëri përshtypje se sipas Kishës Autoqefale Shqiptare, është se Janullatus ka një prejardhje me nënë shqiptare. Nëse i referohesh deklaratës së vitit 2019 të Kishës Autoqefale Shqiptare, ai është djali i Jerasimos Janullatus dhe Roksani Malltezi, nga familja e njohur Malltezi.

Related article  Aksident tragjik, një humbje jete dhe 5 të plagosur - FOTO

Edhe se Janullatos nuk e ka thënë asnjëherë publikisht. Fillova të bëj një kërkim pak më të thelluar duke folur me një historian që i përket familjes Malltezi dhe deri më tani është krejtësisht e paqartë. Askush nga familja Malltezi nuk e ka ditur në Shqipëri këtë lidhje, por një gjë është e vërtetë, që familja Malltezi pretendohet të jetë një familje detarësh që ka ardhur nga zona e Malit të Zi, nga Tivari oser Kotori, thuajse 200 vjet më parë.

Related article  DEL VIDEO - Policia ndëshkon Kozakun pas këtyre pamjeve – Detajet e aksionit

Kanë qenë tre vëllëzër, njëri ka ardhur në Shëipëri, një tjetër ka shkuar në Greqi, ndërsa fati i të tretit nuk dihet. Kështu që mesa duket Janullatus vjen nga kjo familje“, tregoi Fevziu.

Published inLajme