Skip to content

Tragjedi, makina përfundon në kanalin vaditës, mbyten dy motra

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Delisufaj, në Lushnje ku dy motra kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar në një kanal vaditës.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit, ku dy gratë dyshohet se nuk kanë mundur të futen në urë dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin vaditës.

Related article  Aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Kanali ishte i mbushur me ujë dhe, si pasojë, dy motrat kanë humbur jetën nga mbytja. Mjeti me të cilin udhëtonin ka përfunduar nën urë, i marrë nga rrjedha e ujit.

Related article  Tre shqiptarët të zhdkur prej dy ditëve, gjenden të pajetë, e dhimbshme çfarë u paska ndodhur

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Related article  LAJM I MADH per protestuesit ne shesh, e papritur del raporti që rrëzon Edi Ramën
Published inNEWS