Skip to content

Katër vite i “zhdukur”, Renato Mekolli shqetëson ndjekësit me pamjen e fundit (Foto)

Dikur ishte ndër personat më të komentuar. Veçanërisht në tre sezonet e formatit “Hell’s Kitchen”, shef Renato Mekollin mund ta shihje kudo.

Në ekran, në Youtube, në Tiktok, me rreptësinë e tij kundrejt konkurentëve që ishte komentuar shumë.

Por, pandemia e zhduku në tërësi nga syri i publikut. Me të përfunduar sezonet e formatit, ai nuk u bë më “i gjallë”.

Related article  Egli për ndarjen nga Olsi Bylyku: “I jam shumë mirënjohëse sepse…”

Llogaria e tij në Instagram është aktive por postimi i fundit mbetet ai i janarit 2021 duke bërë që ndjekësit të hamendësojnë mbi gjendjen e Renatos, të shqetësuar.

Pasi mbylli restorantin e tij “Umami”, për një periudhë kohore, larg syrit të publikut, Mekolli ka punuar në një tjetër restorant në Tiranë.

Related article  Upss! Anna ankohet publikisht për Ardit Gjebrean: Më shumë u kushton rëndësi…

Ndërkohë, ndjekësit kanë gjetur më në fund detaje mbi atë se ku është tani Renato.

Shefi po punon prej kohësh në një restorant në Greqi. Biznesi ka publikuar edhe disa fotografi të tij që janë bërë virale në TikTok.

Related article  Katastrofë ajrore! Rrëzohet avioni me pasagjerë, askush nuk mbijeton, momentet e fundit të kapura në video

Në to, vërehet ndryshimi i dukshëm i shef Renatos në këto katër vite mungesë në syrin e publikut.

Nuk dihet nëse ai ka ndonjë plan të rikthehet me diçka të re në ekran, së shpejti.

Published inShowbizz