Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja qe tr*nditi vendin tone

Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Bëhet fjalë për Johan Zukon, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ndodhi krimi.

Related article  Moti ‘pervelues’, leshohet alarmi qe prek te gjithe! Ja cfare po njoftohet me urgjence!

Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Johan Zuko mësohet se është futur në një pallat. Megjithatë, autori dyshohet se e ka ndjekur edhe brenda ambienteve të ndërtesës dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.

Related article  E bujshme! Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

Dyshohet se në krim është përdorur një armë zjarri, tip kallashnikov. Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Grupi hetimor po mbledh dhe administron provat në vendngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Related article  E papritur, pas 29 dite proteste GJIGANDE, Edi Rama merr vendimin e papritur, pranon...

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e vrasjes, si dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Published inNEWS