Skip to content

Lajm i rènde ne vend, mesohet se brenda nje furgoni

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune një furgon mallrash me targa të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja raportohet ka ndodhur në një pikëpushimi për shoferët në Lushnjë, pranë rrugës që të çon drejt Këmishtajt.

Burime për mediat bëjnë me dije se furgoni po transportonte një ngarkesë me zogj të vegjël të fushës, që importoheshin nga Maqedonia e Veriut. Kur papritmas, shoferi i mjetit ka konstatuar zjarrin, pak minuta pasi ka dalë nga autostrada, sapo kishte marrë kthesën në drejtim të Këmishtajt. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë punuar për shuarjen totale të flakëve.

Related article  After my daughter cut her hair for a child battling cancer, I was called to the school for something unexpected

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme raportohet se nga ngjarja ka pasur dëme materiale të konsiderueshme, pasi një pjesë e mirë e furgonit është shkrumbuar e më shumë se gjysma e zogjve kanë ngordhur brenda tij. Shërbimi zjarrfikës i Lushnjës dyshon se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në sistemin e kondicionimit në pjesën e prapme ku mbahej ngarkesa.

Related article  Lajm i trishte per socialistet, ndahet nga jeta themeluesi i njohur ne kete qytet

Megjithatë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Published inNEWS