Skip to content

Eksploziv në derën e një banese në Tiranë, policia njofton se tre vëllezër

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të 8 gushtit 2026 në zonën e Tufinës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës private të një 72-vjeçari.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim tre vëllezër, Ervis Alla, 39 vjeç, Altin Alla, 43 vjeç dhe Maksim Alla, 41 vjeç, të cilët sipas Policisë kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Related article  Lajm i madh! Emigrantët dhe të gjithë! Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:30 në derën e banesës së shtetasit J. M. dhe shkaktoi dëme të pakta materiale.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin e koduar “Motivi”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

Related article  E FUNDIT/ Vendim ekstrem! Përjashtohet nga radhët ish-drejtori i Policisë së Shtetit në qytetin…

Sipas Policisë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi i provave dhe informacionet e siguruara gjatë hetimit, u arrit në identifikimin e tre vëllezërve si autorë të dyshuar.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se tre personat kanë vepruar në bashkëpunim.

Related article  Dështoi të bëhet gjyqtare! Belinda Balluku bën gati postin e madh për motrën e saj!

Ata janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tre të kërkuarve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Published inNEWS