Skip to content

Aksidenti fatal në Greqi, eksperti zbulon detajin e papritur: Nënë e bir po udhetonin …

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi më 7 gusht në Serres të Greqisë, ku humbën jetën një 43-vjeçare shqiptare dhe djali i saj 21 vjeç.

Nënë e bir, të cilët jetonin prej vitesh në Palaiokomi, punonin në të njëjtën kompani në Paralia Ofryniou. Mëngjesin e së premtes ishin nisur së bashku drejt punës, kur rreth orës 07:30 makina e tyre u përplas kokë më kokë me një kamion.

Goditja rezultoi fatale për 21-vjeçarin që drejtonte automjetin dhe nënën e tij, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime të lehta dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Trump Gives CNN's Kaitlan Collins a Reality Check Regarding Iran War

Një prej provave që pritet të ndihmojë hetimin është materiali i regjistruar nga kamera e kamionit. Pamjet kanë fiksuar momentet që i paraprinë përplasjes dhe po analizohen për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Eksperti dhe analisti i aksidenteve rrugore Georgios Karydas, duke iu referuar të dhënave të para, deklaroi se makina ku udhëtonin nënë e bir duket se po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Related article  Edi Rama shtang protestuesit! Ben urgjentisht reagim TE FORTE qe po shkund rrjetin!

“Automjeti duket se kishte një shpejtësi të madhe, dukshëm mbi kufirin e lejuar për atë rrugë. Kamioni po lëvizte normalisht në korsinë e tij”, deklaroi Karydas.

Sipas vlerësimit të ekspertit, pamjet tregojnë se 21-vjeçari humbi kontrollin e automjetit, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me kamionin.

Karydas e lidh paraprakisht humbjen e kontrollit me shpejtësinë, kthesën në atë segment të rrugës dhe forcën centrifugale. Megjithatë, shkaqet dhe përgjegjësitë përfundimtare mbeten objekt i hetimit të policisë rrugore.

Related article  Gjyqtari Astrit Kalaja drejt shpalljes “Dëshmor i Atdheut”, veprimi i vrsësit të tij i lë të gjithë pa fjalë

Humbja e nënës dhe djalit ka prekur komunitetin e Palaiokomisë, ku familja shqiptare jetonte dhe punonte prej vitesh.

Babai i 21-vjeçarit, i cili humbi njëkohësisht bashkëshorten dhe djalin, tregoi se ata ishin nisur si çdo mëngjes për në punë.

“Kam humbur edhe gruan, edhe fëmijën tim. Po shkonin në punë. Nuk e di çfarë ndodhi. I humba të gjithë”, u shpreh ai.

Policia rrugore greke po vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe shkaqet e aksidentit.

Published inNEWS