Skip to content

Tezja dhe nipi gjenden pa shenja jete, detaje nga ngjarja

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e Napolit.

Viktimat janë një grua 82-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët, sipas informacioneve paraprake, ishin teze dhe nip.

Trupat u zbuluan në një banesë në Piazzale Divina Provvidenza. Sipas hetimeve të para, vdekja e tyre dyshohet të ketë ndodhur disa ditë përpara se të gjendeshin.

Related article  Man Carries Sister’s Exhumed Body to Bank to Retrieve Money Because He Didn’t Have Her Death Certificate

Karabinierët dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën të shtrirë në dysheme pranë shtratit dhe ishin në gjendje dekompozimi. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e viktimave, ndërsa nuk janë gjetur as gjurmë hyrjeje me forcë në apartament.

Related article  Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia habitet kur shikon cfare i bënin

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit, ku do t’u nënshtrohen autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Related article  Deklarate e bujshme e historianes se njohur ne Shqiperi

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave paraprake, trupat mund të kenë qëndruar në apartament për rreth pesë ditë para se të zbuloheshin.

Top Channel

Published inNEWS