Skip to content

Vrtet aktori i madh nga djali i gruas së tij!

Aktori amerikan, James Handy, i njohur për rolet në filma si “Top Gun: Maverick”, “Jumanji” dhe “Logan”, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Mediat e huaja shkruajnë se, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sulmi me thikë që dyshohet se është kryer nda djali i partneres së tij.

Departamenti i Policisë së Los Angeles ka njoftuar se 81-vjeçari u gjet në oborrin e përparmë të banesës së tij në Tarzana, Kaliforni, rreth orës 09:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Related article  E fundit! Info nga Vlora, policia zbarkon e gjitha në Sazan, nga çfarë do ndodhë nesër, po nisen anije nga italia për

Sipas policisë, James Handy ishte pa ndjenja dhe kishte disa plagë me thikë në kraharor.

Gjithashtu bëhet e ditur se autoritetet arrestuan 44-vjeçarin Michael Gledhill, djalin e partneres së aktorit, i cili është akuzuar për vrasje. Për të është vendosur një garanci prej 2 milionë dollarësh.

Related article  U largua nga PS dhe nuk u hap telefonin socialisteve, befason deputetja ‘rebele’: ZOT ME JEP FORCE

“Unë jam biri i atij burrit, sapo vrava njeriun e mëkatit”, ka deklaruar i dyshuari gjatë një telefonate në numrin e emergjencës 911.

Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, ai u ka thënë oficerëve se ishte personi që po kërkonin.

“The Guardian” shkruan se hetimet e para tregojnë se i dyshuari jetonte në të njëjtën banesë me nënën e tij, e cila ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Related article  Nderron jete mesuesi i dalluar dhe mbeshtetesi i flakte i PS

Aktri 81-vjeçar, i lindur në Nju Jork, kishte një karrierë të gjatë në televizion dhe film, e cila nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”.

Gjatë karrierës së tij, James Handy u shfaq në prodhime të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”, ndërsa filmi i tij i fundit ishte “Top Gun: Maverick” në vitin 2022.

Published inNEWS