Skip to content

Zyrtare nga gazetari i “qeverisë”! Rama pas pak ditësh ndryshon qeverinë, kush janë 6 ministrat që largohen

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4.

Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.

Burime nga qeveria i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.

Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit.

Related article  Horoskopi për nesër, 6 korrik 2026: ky veprim mund t’u hapë dyer disa shenjave, në mënyra që vetëm fati nuk do t’i bënte dot

LEXO EDHE: Tmerrohet Izraeli, Irani e sulmon fuqishëm
Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.

Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës.

Related article  Vjen njoftimi i forte per motin

Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.

Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.

LEXO EDHE: Në kulmin e protestave, BE del me mesazhin e fortë për protestuesit
Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Related article  Vdesin dy vëllezërit e njohur shqiptar, thuhet se…(Emrat)

Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali./TCH

Published inNEWS