Skip to content

Hipi mbi kangjellat e SPAK-për hallin e saj! Drane Gjokës i ndodh e keqja

Një ngjarje skandaloze është raportuar së fundmi në Kurbin, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku pretendohet se autoritetet kanë qëlluar me 10 plumba dosën e shtetases Drane Gjoka.

Në videon e shpërndarë online shfaqet një efektive policie pranë kafshës së ngordhur, ndërsa mbi pamje dhe në përshkrimet shoqëruese pretendohen se ka qenë Policia Bashkiake e Kurbinit ajo e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e kanë qëlluar me 10 plumba.

Related article  Flakët e frkshme gllabërojnë shtëpinë në Tirane, mesohet se nje nene dhe dy femijet e saj... (Ngjarja)

Sipas postimeve që po qarkullojnë në rrjet ngrihen akuza të rënda lidhur me mënyrën e ndërhyrjes dhe trajtimin e rastit, por vlen të theksohet se këto pretendime nuk janë të konfirmuara nga asnjë burim zyrtar.

Në videon e mëposhtme shihet efektivja e Polcisë Bashkiake e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe ndodhet kafsha e ngordhur, ndërkohë që në videon dëgjohet po ashtu dhe një zë i cili pretendohet se është i shtetases Drane Gjoka.

Related article  After my daughter cut her hair for a child battling cancer, I was called to the school for something unexpected

“Shikoje, qen është?”, dëgjohet të thotë ajo, nisur kjo nga përgjigjet që Policia e Shtetit pretendohet se i ka thënë kësaj shtetase në momentin kur dhe ka shkuar të denoncojë ngjarjen.

“Policia e Bashkisë Kurbin në bashkëpunim me Policinë e shtetit marrin dhe vrasin me 10 plumba me armë pa zhurmë dosën e Drane Gjokës duke lënë 13 derrukaca të vegjël vetëm pa nënë. Kur zonja ka bërë denoncimin në polici i kanë thënë që është një “qen””, shkruhet në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Related article  Sinoptikania Porja tregon kur do bien temperaturat në Shqipëri

Drane Gjoka nuk është një emër i panjohur për mediat, por dhe për drejtësinë. Në 15 prill 2026 ajo tentoi që të futej me forcë në ambientet e SPAK, madje kapërceu hekurat me qëllimin pasi dëshironte të takonte prokurorët e posaçëm lidhur me një konflikt pronësie që ajo ka pasur ndër vite.

Published inNEWS