Skip to content

Ja kush është 50-vjeçari nga Mirdita që u përplas për vdekje në Lezhë! Baba i dy djemve dhe një vajze (FOTO)

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku 50-vjeçari Gëzim Tuci humbi jetën, pasi është përplasur nga një automjet në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se Tuci ishte nga Fani i Mirditës, ndërsa prej vitesh jetonte së bashku me familjen e tij,  në qytetin e Lezhës, ku ishte edhe i punësuar.

50-vjeçari ishte i martuar dhe humbja e tij e parakohshme ka pikëlluar ka pikëlluar rëndë bashkëshorten, dy djemtë dhe vajzën tij të vetme, si dhe të afërmit, miq dhe të gjithë ata që e njohën.

Related article  E vërteta e projektit në Zvërnec, Kushner shokon me deklaratën

Bëhet me dije se këtë të mërkurë është mbajtur edhe ceremonia mortore tek varrezat pranë Kishës së Shën Markut Klos, Bisakë.

Related article  “Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e MADH: Çfarë pritet të ndodhë më 14 Korrik

Sa i përket aksidentin, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që e përplasi, Artur Prendin, për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Dyshohet se 50-vjeçari i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka përplasur për vdekje.

Published inNEWS