Skip to content

Greqia eshte sh*kuar nga nje ngjarje e rende

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku trupi i pajetë i një 90-vjeçari u zbulua i fshehur brenda një frigoriferi në bodrumin e banesës së tij.

Rasti u zbulua pasi autoritetet morën njoftim për zhdukjen e të moshuarit dhe nisën hetimet. Gjatë verifikimeve, policia mori në pyetje djalin 55-vjeçar të viktimës, ndërsa kontrolli në banesë çoi në gjetjen e trupit të 90-vjeçarit.

Related article  ‘Plas’ brenda kampit te socialisteve! Ish-kandidati per deputet i PS i bashkohet fuqishem protestes

Në vendngjarje mbërriti një ekspert mjeko-ligjor, i cili, sipas këqyrjes paraprake, nuk konstatoi shenja të dukshme dhune në trup. Shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Related article  Deputeti i njohur i PS-së del kundër Ramës për propozimin e shkrirjes së 15 bashkive.

Pas zbulimit të trupit, 55-vjeçari u arrestua. Sipas mediave greke, ai u ka deklaruar hetuesve se babai i tij kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Megjithatë, autoritetet dyshojnë se ai e mbajti trupin e të atit të fshehur në frigorifer me qëllim që të vazhdonte të përfitonte pensionin e tij.

Related article  Actor Known for ‘Shawshank Redemption’ and ‘Gilmore Girls’ Dies at 87

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të arrestuarit.

Published inNEWS