Skip to content

Sulmohet me gurë autobusi nga Kosova

Një autobus me pushues nga Kosova është sulmuar me gurë derisa ishte në qarkullim në Kukës, gjatë kthimit drejt Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën e aeroportit në Kukës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke shkaktuar dëme materiale.

Related article  Historia e trishtë e milionerit vlonjat! Sëmundja e rëndë me të cilën po përballet njeriu që ndërtoi kaq shumë

Si pasojë e sulmit është thyer njëri prej xhamave të përparmë të autobusit, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Related article  Del Historia! Polici në lot pas humbjes së kolegut në Maliq”(Video)

Sipas informacioneve të siguruara, nuk raportohet për persona të lënduar.

Kompania kosovare që operon autobusin e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, por ka kërkuar që identiteti i saj të mbetet anonim.

Related article  Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima u gjet pa jetë në automjet (EMRI)
Published inNEWS