Skip to content

Astrologia Meri Shehu jep parashikimin per keto shenja te horoskopit

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk do pranoni asnjë lloj kritike dhe do hidhni vetëm hapa para me bindje të plotë. Ju të dashuruarit do jeni shumë sensualë dhe të dashur me partnerin tuaj kështu që marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Do ja kaloni aq mirë me njëri-tjetrin saqë shumë persona do ju kenë zili. Ju beqarët duhet të reflektoni gjatë para se të pranoni propozimet që do iu bëhen, pasi bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Në punë do jetë Dielli ai që do iu ndihmojë pafundësisht. Do iu bëni ballë edhe kolegëve dashakeqë edhe eprorëve gjithë kohës me nerva. Buxheti nuk do jetë i keq edhe pse në fakt nuk jeni treguar shumë të shtrënguar me shpenzimet së fundmi.Keni lindur me fat per daten 6 Gusht 2026.

Demi

Edhe pse e keni qejf t’i merrni gjërat shtruar, sot është momenti të merrni disa vendime të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe e ngrohtë. Do shprehni dashuri pafund ndaj njëri-tjetrit dhe shpesh do ju rrahë zemra fort nga surprizat që do merrni. Edhe ju beqarët do kaloni një ditë shume të këndshme dhe të mbushur me takime interesante. Në punë gjërat nuk kanë për të ecur ashtu si keni dashur, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Buxheti do konsolidohet dhe do arrini të kryeni edhe investime të mëdha që më parë nuk keni mundur dot.

Binjakët

Dëgjoni më shumë zemrën gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë aspak të humbur. Nga ana tjetër duhet edhe të falni më tepër që të çliroheni edhe vetë. Nëse keni një lidhje, besojini partnerit tuaj për të gjitha ato që do ju thotë sepse nuk keni për t’u zhgënjyer asnjëherë. Nëse ai ju bën një propozim pranojeni pa u menduar dy here pasi do përjetoni shumë emocione. Ju beqarët do ndiheni keq herë pas here për shkak të disa problemeve profesionale dhe nuk do preferoni ta kërkoni dashurinë. Në punë çdo gjë do jetë rutinë. Do bëni atë që keni bërë gjithmonë pa menduar për diçka më ndryshe. Në planin financiar ndryshimet do jenë pozitive.

Related article  “Do largohem menjëherë!”/ Kush e priste këtë gjë! Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen…

Gaforrja

Për të pasur një ditë më të bukur sot, mundohuni të jeni paksa më kreativë. Nëse keni një lidhje dhe doni të jetoni në harmoni të plotë duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin dhe të mos e gënjeni atë për asgjë. Për ju beqarët do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe çdo gjë do ndryshojë përgjithmonë. Në punë do keni aftësi goxha të mira dhe do merrni kënaqësi pafund. Gjithë përpjekjet dhe sakrificat e bëra më në fund do shpërblehen. Buxheti do kërkojë pak më tepër vëmendje dhe përkushtim. Po u sollët në këtë mënyrë jo vetëm që nuk do hasni probleme, por mundet të keni edhe përmirësime.Keni lindur me fat per daten 6 Gusht 2026.

Luani

Nën ndikimin e madh të hënës dhe Marsit, sot do iu pëlqejë të jepni urdhra. Ky do jetë një gabim i madh. Ju të dashuruarit do ëndërroni më shumë nga sa duhet dhe kjo mund t’iu bëjë të vuani. Jeta në fakt është më e vështirë dhe më e ashpër sesa në ëndërr. Ju beqarët do përfitoni nga rrethanat dhe do ja shprehin dashurinë një personi që keni kohë që e pëlqeni. Përgjigjja ka për të qenë pozitive. Në punë duhet të negocioni me disa kolegë dhe të mundoheni të jepni më të mirën tuaj. Në planin financiar çdo gjë do varet prej jush. Sa më të kujdesshëm të tregoheni aq më mirë do iu ecin gjërat.

Virgjëresha

Planetët do vazhdojnë t’iu mbështesin gjatë kësaj dite dhe do iu hapin shumë porta. Do jeni gjatë gjithë ditës me humor të mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund të gjeni ekuilibrin e kërkuar dhe harmoninë. Nuk do keni pikë dyshimi për partnerin e do dashuroheni më lirshëm. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do dinë të joshin personat e duhur. Në ponë do keni performancë më të mira. Shefat do ju vlerësojnë dhe do iu japin disa detyra me më shumë përgjegjësi. Sektori financiar nuk do jetë aspak i keq, por nëse shpenzoni për çdo gjë që do iu shkojë ndër mend keni për t’u penduar.Keni lindur me fat per daten 6 Gusht 2026.

Related article  Jenna Bush Hager didn’t merely deliver a line; she detonated a professional bombshell that leveled the artifice of Studio 1A. In a career-defining instant of raw transparency, Hager dismantled the morning show veneer so completely that veteran anchor Savannah Guthrie was left visibly paralyzed mid-sentence, her seasoned composure dissolving into a silent, wide-eyed stare. The broadcast began with the familiar, rhythmic cadence of morning television—lighthearted banter and the polished, caffeinated energy that viewers have come to expect. It was the picture of normalcy until the atmosphere shifted with a violent suddenness. Hager’s voice dropped an octave, her expression sharpened into something piercingly intentional, and the room’s oxygen seemed to vanish in the span of a single heartbeat. What followed wasn't a shout, but a whisper of such profound weight that it felt heavy through the screen. It was a rare, surgical strike of honesty that bypassed the teleprompters and the carefully curated "relatability" of network TV, landing with the visceral impact of an unvarnished truth. Guthrie, usually the master of the quick pivot and the graceful recovery, found herself adrift. Her professional armor failed her as the script evaporated, leaving her standing in the vacuum of a moment that had gone entirely off-road. For those few seconds, the safety net of routine wasn't just gone—it was forgotten. Rather than offering a polite retreat or a self-deprecating laugh to ease the tension, Hager leaned into the friction. She surrendered to a long, excruciating silence that pushed the segment past the point of comfort and into the realm of the unforgettable. It was a spectacle that was simultaneously difficult to watch and impossible to look away from. The digital landscape ignited almost instantly. Social media feeds became a blur of frantic clips and stunned speculation, with long-time viewers noting that the history of morning television had rarely seen such a total collapse of the fourth wall. In the control room, the fallout was palpable. Producers were left to grapple with the ultimate live-television nightmare: how to manage a moment that refuses to be managed. When the unpredictable overrides the plan, the machinery of a multi-million dollar broadcast suddenly feels fragile. Ultimately, this wasn't just another viral snippet destined for a 24-hour news cycle. It was a stark, jarring reminder that when genuine human truth surges to the surface, even the most disciplined broadcast cannot contain the overflow.

Peshorja

Do hiqni dorë nga disa zakone të vjetra sot dhe do bëni gjithçka ndryshe për të përjetuar edhe më tepër emocione. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e gëzueshme. Do përjetoni vetëm emocione pozitive. Edhe ju beqarët do jeni të privilegjuar në dashuri dhe me shumë gjasë jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Duhet të bëheni gati edhe për ndonjë ngjarje të befasishme, por interesante. Në punë do keni nevojë të punoni vetëm dhe shefat do ua japin këtë mundësi. Ju mbetet ju ta shfrytëzoni. Nëse shpenzimet i kryeni me kujdes dhe maturi gjendja financiare nuk do jetë e keqe.

Akrepi

Edhe pse në mëngjes do jeni paksa të hallakatur e të shpërqendruar, që nga mesdita gjithçka do ecë më së miri. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike dhe e begatë. Marrëdhënia juaj do thellohet edhe më tepër dhe do intensifikohet. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të princit tuaj të kaltër dhe mund të bëni edhe sakrifica për këtë gjë. Mundet edhe të lumturoheni. Në punë do e bëni çdo gjë me shumë zell, por mirë është që herë pas here të çlodheni. Në planin financiar keni për të pasur tronditje për shkak të pamaturisë së treguar së fundmi.

Shigjetari

Sado të mundoheni e të luftoni ndikimin negativ të Hënës nuk do ja dilni dot sot. Për ju të dashuruarit nuk pritet një ditë e mirë. Do ketë skena të njëpasnjëshme xhelozie dhe konflikte të cilat do ju mërzitin pafund. Ju beqarët duhet të bëni më tepër durim nëse doni të gjeni personin vërtet ideal dhe që do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë shumë persona do ju provokojnë, por ju nuk duhet kurrsesi të bini pre. Shihni planin tuaj dhe mos e ktheni kokën sa andej këtej. Për fat të mirë në planin financiar do ju mbështesin fort disa të afërm dhe mund të kryeni edhe disa investime të nevojshme.Keni lindur me fat per daten 6 Gusht 2026.

Related article  Ngjarje ne fundjave, dalin detajet e para nga aksidenti i ndodhur

Bricjapi

Mundohuni të ruani sa më shumë ekuilibrin dhe vetëpërmbahuni sot. Ju të dashuruarit mund të keni herë pas here disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, megjithatë gjithçka do kalohet shpejt. Ju beqarët do keni vetëm disa mundësi për aventura kalimtare, kështu që do jetë në dorën tuaj nëse do doni të përfitoni prej tyre apo jo. Në punë do keni goxha vështirësi dhe shumë gjëra nuk do ju ecin si i kishit programuar. Nuk do merrni dot as postin që iu ishte propozuar. Në planin financiar do jeni me më shumë fat se kurrë ndonjëherë më parë dhe do ndiheni mjaft të qetë për këtë gjë.

Ujori

Lëreni veten më të lirë gjatë kësaj dite dhe bëni ato që do ndieni në çdo moment. Keni për të dalë më të fituar. Ju të dashuruarit do jeni largpamës dhe mjaft realistë. Do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur dhe do dini edhe si të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni verbërisht të gjithë personave që do iu joshin sepse disa mund të kërkojnë thjesht të tallen apo të kalojnë vetëm disa çaste intime. Në punë do jeni tejet të kujdesshëm me çdo gjë dhe keni për të arritur rezultatet e shumë ëndërruara. Dinamizmi gjithashtu nuk ka për t’iu munguar. Buxheti ka për të qenë goxha i mirë.

Peshqit

Mos lini asgjë pas dore gjatë kësaj dite sepse gjithçka do jetë në dëmin tuaj. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sepse të tjerë mund t’ua rrëmbejnë përgjithmonë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa nëse keni dyshime sepse do vijë një moment kur çdo gjë do marrë fund për shkak të debateve. Në punë disa planetë do ju mbështesin fort dhe do ju ndihmojnë të gjeni rrugën e duhur për të arritur atje ku doni. Mund të fitoni edhe një pozicion më të mirë. Në planin financiar mos e lëshoni veten edhe po ju dolën vështirësi. Me pak përkujdes dhe disa masa situata do ndryshojë shpejt..

Published inNEWS