Goditja që mori Edi Rama! Jam me popullin, jo me partinë’! Dalin detajet se si kreu i PS në Poliçan jep dorëheqjen

POLIÇAN – Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka dhënë dorëheqjen publike nga drejtimi i degës së PS-së, gjatë protestës së zhvilluar kundër planit për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur në protestë, Zylyftari tha se nuk mund të përfaqësojë më votuesit socialistë përballë një vendimi që, sipas tij, bie ndesh me interesat e banorëve të Poliçanit.

Related article  Humbje e madhe per artin ne Shqiperi

Ai u shpreh se Partia Socialiste, të cilën qytetarët e kanë votuar ndër vite, ka propozuar shkrirjen e bashkisë, ndërsa kërkoi që Poliçani të vijojë të mbetet një bashki më vete.

“Me këtë që ne dëgjuam sot, unë nuk mund të dal dot përballë gjithë këtyre votuesve që kanë votuar Partinë Socialiste me vite me radhë. Por kjo parti që ne kemi votuar së bashku ka propozuar që ne si bashki të na shkrijë. Unë si kryetar i PS-së në Poliçan i bëj thirrje partisë sime që Bashkia Poliçan duhet të qëndrojë”, tha Zylyftari.

Related article  Rama paralajmëron socialistët: RUHUNI se sapo ka nisur. Bëhuni gati se ka për të na pritur diçka e rëndë

Në përfundim të fjalës së tij, ai njoftoi dorëheqjen nga posti drejtues në PS-në e Poliçanit, duke deklaruar: “Jam me popullin dhe jo me partinë.”

Related article  Ed Rama jep LAJMIN E MADH: “Financim deri në 2 milionë euro...” Shehi i Qeverise tregon kush perfiton

Dorëheqja e Zylyftarit erdhi në një kohë kur banorët e Poliçanit kanë nisur protesta kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Beratit, pjesë e Reformës Administrativo-Territoriale 2.0.