Skip to content

Pas 20 vitesh la Berishen per tu bere drejtoreshe e Rames, Kreu i PD ben reagimi qe po merr te gjithe vemendjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-zyrtares së PD-së, Jola Hysaj, në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke e konsideruar të papranueshëm kalimin e ish-bashkëpunëtorëve të tij në radhët e mazhorancës socialiste.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u ndal te largimi i disa ish-zyrtarëve të Partisë Demokratike, mes tyre edhe Hysaj, e cila pak ditë më parë konfirmoi marrjen e detyrës së re dhe publikoi versionin e saj për vendimin.

Related article  Kyle Busch Celebrated Son Brexton's 11th Birthday in Final Instagram Post Before His Death: 'Love You Buddy!'

“Është fatkeqësi që kanë qenë pranë meje ata. Të bashkohesh me Edi Ramën, të bashkohesh me një armik të egër të ekzistencës së kombit shqiptar, shkelmon mbi vetë substancën!”, deklaroi Berisha.

Related article  Dalin pamjet e çiftit të sapomartuar, kishin lidhur kurorë disa ditë më parë (EMRAT-DETAJE)

Deklarata vjen pas debatit që shoqëroi emërimin e Jola Hysajt në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Vetë Hysaj sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike muaj më parë dhe se pranimi i detyrës lidhej me një angazhim profesional, ndërsa tregoi edhe bisedën që, sipas saj, kishte zhvilluar me kryeministrin Edi Rama përpara emërimit.

Related article  E rende ne vendin tone, ngjarje trnditese ne fshatin Suk
Published inNEWS