Skip to content

Dëshmitë e fqinjëve pas ikjes tragjike të 65-vjeçarit

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec, ku humbi jetën Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël teksa punonte në banesë. Fqinjët e tij tregojnë momentet e fundit të jetës së 65-vjeçarit dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë pas aksidentit. Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se viktima i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas, ai ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punën.

Related article  Lajmi i fundit, Vendimi i ri per kompesimet

“Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo.

Një tjetër banore tregon se e kishte parë pak para ngjarjes, ndërsa ai merrej me punët e shtëpisë.

Related article  Identifikohen drejtuesi i mjetit dhe viktima e aksidentit tragjik në Vlorë

“Më tha që lepujt janë rritur. Më kërkoi një vazo të vogël për të mbjellë borzilok. Më tha që kur të kthehej nga Korça do më mbushte edhe bombolën. Nuk e mendova që do ndodhte kjo”, shprehet fqinja.

Ajo rrëfen edhe momentet e vështira pas aksidentit: “Kur vajta, e thirra Kiço, Kiço. I hodha ujë, por nuk u përmend fare. Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’. Thirra njerëzit, sepse nuk e kapja dot nga frika. Trupi iu mbulua me gjak”.

Related article  12-Year-Old Girl Speaks Out After Dad's Killing on Father's Day, Which Was Never Solved

Sipas banorëve të zonës, 65-vjeçari jetonte i vetëm pasi dy djemtë e tij ndodhen në Londër, ndërsa bashkëshortja jeton në Greqi./ Top Channel

Published inNEWS