Skip to content

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile jep lajmin urgjent për shqiptarët: Bëhuni gati sepse do tju

TIRANË– Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se vendi do të përballet me temperatura shumë të larta gjatë ditëve në vijim, duke rritur ndjeshëm edhe rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe kullota.

Sipas njoftimit, Instituti i Gjeoshkencave ka informuar se gjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026 pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa rreziku nga zjarret do të jetë në nivele të larta, me kulmin që pritet të arrihet ditën e diel.

Related article  Reagim i forte nga avokati Altin Goxhaj, ja paralajmerimi i tij

Qarqet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku parashikohen edhe temperaturat më të larta. Për qarqet e tjera të vendit, niveli i rrezikut për ditën e diel vlerësohet si i moderuar.

Related article  E PAPRITUR, nga protesta gjigande. Po behet thirrja e madhe, ja cfare ndodh pas 24 oresh! Thuhet se...

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile

Referuar parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të vijojnë të rriten deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të shënohen edhe vlerat maksimale. Në zonat e ulëta termometri mund të arrijë deri në 39.5°C, veçanërisht në bashkinë e Peqinit. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të shkojnë deri në 38.9°C, në zonat kodrinore deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C. Rënia e temperaturave pritet të nisë në data 3 gusht./ZËRI

Published inNEWS