Skip to content

Aksident ne vend, mesohen detajet e para te ngjarjes

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë fëmije.

Related article  MUNDËSI të mëdha në dashuri, karrierë dhe LEKË/ Gushti horoskopi

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë, kur automjeti goditi karrocën.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të miturin drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Related article  Reagimi i Balles ndez debat te forte ne rrjet

Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  Alex Murdaugh Wins Appeal, Double-Murder Conviction Overturned and New Trial Ordered
Published inNEWS