“Tërbohet” moti/ Kjo Bashki e Shqipërisë ngre ALARMIN

Bashkia Vlorë ka njoftuar se, sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës së premte territori mund të përfshihet nga fenomene të pazakonta atmosferike.

Parashikohet që moti të shoqërohet me reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë të fortë, çka mund të krijojë situata me rrezik për qytetarët dhe vizitorët.

Related article  NATO Chief Says European Leaders Have Finally 'Gotten the Message' from Trump and Are Changing Their Ways

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë intervaleve me mot të përkeqësuar, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të shtuar në zonat bregdetare, plazhe dhe në det.

Related article  Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për këtë kategori qytetarësh

Njëkohësisht, Bashkia Vlorë apelon që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë. Sipas autoriteteve, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rritur rrezikun për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Related article  Policia e Tiranës flet për trupin e gjetur afer Elbasanit

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.