Skip to content

Klajdi zbuloi se ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, reagimi EPIK i Gjestit

Mbrëmjen e djeshme, katër banorë të “Big Brother VIP” u dënuan nga “Vëllai i Madh” për sjelljet e tyre të pahijshme dhe u izoluan në një ambient tjetër të shtëpisë, që dukej si një shpellë, duke reflektuar në këtë mënyrë veprimet e tyre “shpëlarë”.

Përveç izolimit, ata morën edhe një thes të madh me oriz dhe fara chia, të cilat duhej t’i ndanin më vete. Gjatë këtij procesi, bisedat dhe batutat mes tyre nuk munguan, duke krijuar momente plot humor, por dhe me ndjenjë gjithashtu.

Related article  Sipas horoskopit kinez, ja cili është tipari më negativ i shenjës suaj

Një nga momentet më të papritura erdhi nga Klajdi Musabelliu, i cili pranoi se kishte pasur ndjenja për këngëtaren Elvana Gjata gjatë kohës kur ishin së bashku në programin “Ethet e së premtes”.

Related article  VIDEO/ Bernardi u deklarua ‘gay’, shpërthen Jul Deda: “Plasa. S’ma heq dot njeri krenarinë…”

Kjo u nxor në dritë pasi Rozana e ngacmoi duke e pyetur nëse ai kishte pasur dashuri për Elvanën. Klajdi e pranoi dhe, kur Rozana e pyeti nëse ia kishte shprehur këto ndjenja, ai tha se jo, pasi në atë periudhë Elvana ishte në një lidhje dhe nuk kishte mundësi për diçka më shumë.

Ky moment shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Gjest, i cili hodhi një batutë duke thënë:

Related article  Nëna dhe gruaja i morën jetën duke e copëtuar djalin e saj! Arsyen s'do ta besoni dot

“Edhe unë e pëlqej Beyonce, por kurrë s’ja kam shprehur”

Pas kësaj, Rozana nuk hezitoi të shtonte se Klajdi dhe Elvana kishin bashkëpunuar në projekte dhe udhëtime së bashku, duke sugjeruar që mundësia për një shprehje të mundshme të ndjenjave ka qenë e pranishme gjatë atyre periudhave.

Published inShowbizz