Skip to content

Njoftohen me dhimbje te thelle se eshte ndare nga jeta meuesi i dashur ne vend

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Lushnja, ku familjarë, kolegë, ish-nxënës dhe miq kanë mësuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Llazar Veliut, mësuesit të fizikës dhe drejtuesit të përkushtuar që për shumë vite dha kontributin e tij të çmuar në fushën e arsimit.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët me dhimbje të thellë njoftojnë largimin nga kjo jetë të njeriut të tyre të dashur.

Related article  E shkarkuan nga Portokallia! Salsano Rrapi bën reagimin urgjent që askush se priste! Çfarë po bën me Kryetarin e Bashkisë

“Me dhimbje dhe hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut tonë më të dashur, Llazar Veliu”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila bën me dije ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 19 korrik 2026, në orën 10:00, në Varrezat e Vjetra të qytetit të Lushnjës.

Gjatë viteve të tij në arsim, ai u përkushtua me profesionalizëm, korrektësi dhe dashuri për dijen, duke ndihmuar në formimin e brezave të të rinjve. Si mësues fizike dhe drejtues, ai la pas një trashëgimi të vyer, të ndërtuar mbi punën, përkushtimin dhe respektin e fituar nga kolegët, nxënësit dhe bashkëpunëtorët.

Related article  A do ta bllokojnë Rinasin? Aktivisti i protestës e zbulon vendimin…

Edhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Lushnjë ka shprehur ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe, duke vlerësuar kontributin e Llazar Veliut në sistemin arsimor dhe gjurmën që ai la në jetën e shumë nxënësve dhe kolegëve.

Related article  Sulm me armë në një banesë, vr iten 3 persona, mes tyre një sht.atzënë

“Me punën, përvojën dhe përkushtimin e tij në edukimin e brezave, ai la një gjurmë të vyer në arsimin e qarkut dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Published inNEWS