Skip to content

STUHIA GODET VENDIN/ Rrëshqitje dherash edhe në…, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje qarkun e Kukësit, ku reshjet intensive të shiut dhe aktiviteti i dendur elektrik kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Related article  E çuditshme! Deputeti i njohur propozohet për President!

Sipas raportimeve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, stuhia ka sjellë rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.

Related article  E dhimbshme! Ndahet nga jeta Nën Koloneli i njohur shqiptar! Zemërthyer kolegët japin detajet e trishta për njeriun që dha gjithçka për Forcat e Armatosura

Masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Related article  Aksident i rëndë në vendin tone, raportohet per humbje jete
Published inNEWS