Skip to content

“Kam një dshnore, e di dhe Ami…”/ Shtang Ermal Mamaqi: Thote emrin LIVE

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij…

I pyetur ‘a bën bamirësi?’, Ermali u përgjigj:

“Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim, me ekipin e ‘Ermal Mamaqi training’. Ne vazhdimisht shkojmë takojmë të moshuarit ose shkojmë tek Shtëpia e Fëmijës, ose bëjmë bamirësi të tjera private dhe nuk i prezantojmë në publik. Kemi një skedul të rregullt që bëjmë këto takime, që edhe na bëjnë të ndihemi mirë por dhe ndihmojmë këto shtresa në nevojë, që në fakt kanë më shumë nevojë për kohën tonë, për njerëz, për atë momentin që rrimë bashkë. Unë për shembull shkoj atje, marr kitarën dhe i këndoj atyre të moshuarve. Ose bëjmë lojëra me ta, ose kërcejmë dhe gjëra të tilla, bëjmë humor”.

Related article  Trump issues dire warning to the people of Tehran — says 'Iran should have signed the deal'

E duke qëndruar te humori, Ermali nuk mund të linte pa bërë dhe një batutë:

“Madje një grua atje që është tek shtëpia e të moshuarve në Tiranë, e ka emrin Dallëndyshe dhe ajo është e dashura ime”. (qesh)

Related article  10-Year-Old Girl Had Leg Pains While on Vacation. Days Later, She Died of Leukemia

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Dashnorja. Se ti je i martuar…

Ermal: Po (qesh).

Ronaldo: Sa vjeç është Dallëndyshja?

Ermal: Duhet të jetë rreth 67 vjeç.

Related article  SHBA paralajmëron dhunë në protesta dhe iu bëjnë thirrje qytetarëve amerikane

Ronaldo: Amarda është në dijeni për këtë?

Ermal: Po, po e kemi dakordësuar këtë. Ajo është gjithë dashuri. Herën tjetër kur të ikim, mund të të bëj një ftesë që të vish edhe ti, ta prezantoj. /TAR/

Published inNEWS