Skip to content

E papritur, reagon ashper Spiropali

E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Related article  Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec dhe vret 10 krerë të imta, 17 të tjera plagosen!

Ky nuk është mendim politik.
Ky është barbarizëm verbal.
Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.

Related article  Njoftimi URGJENT nga policia rrugore: Vihet ne zbatim rregulli i forte qe te henen: Kujdes prek gjithe shoferet

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Related article  LAJMI FUNDIT Vr itet pjestari i Forcave të Armatosura

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët.

Published inNEWS