Skip to content

Aksident me humbje jete, makina “merr përpara” këmbësoren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë, ku një këmbësore 80 vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia ka njoftuar se ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht-Vlorë, në qendër të fshatit vranisht. Ku automjeti i cili drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe. E moshuara ndërroi jetë tragjikisht në vendin e ngjarjes.

Related article  Ky është i riu nga familja Hoti i cili mbeti i vrarë

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Related article  Dhimbje e pafund, del foto e dy shqiptareve

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Related article  Trònditet vendi nga nje tjeter ngjarje e rende, vrîtet i riu ne mes te Tiranes

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inNEWS