Skip to content

Aktivisti PARALAJMËRON ndryshime të mëdha: Në shtator presim…

Aktivisti Ilir Xhemalaj, duke folur nga protesta para Kryeministrisë që sot ka hyrë në ditën e 44-ët, u distancua nga nisma për vlerësime negative ndaj bizneseve në platformat e rezervimit online.

Xhemlaj tha se asnjë organizator i protestës nuk ka shtyrë bërjen e riview-ve të tilla. Ai vuri në dukje se lufta e protestuesve është me kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideron jolegjitim.

“Asnjë nga organizatorët e protestës nuk ka organizuar apo nuk ka shtyrë askënd që të bëjë këto review-t (vlerësimet) negative. Normalisht, sheshi është i madh, ka rryma të ndryshme, këtë nuk di të them.

Related article  U tha se Balluku është ne pritje te embel, Grid Rroji bën deklaratën e forte

Por ajo që është e rëndësishme është që nuk mundemi sot në 2026-ën, të dalë një drejtues i lartë i Policisë të dalë dhe të thojë do hetojmë 10 mijë qyetarë! Nuk ka asnjë nen në Kodin Penal që e përcakton këtë gjë. Rivew-t janë të lira.

Related article  “Je pak më e duruar, e dashur, i ka mbetur shumë pak kohë. Dhe pastaj apartamenti do të jetë i yni.” – Kur i dëgjova fjalët e djalit tim, mu ndal fryma.

Është e papranueshme kjo pjesë që hetohen 10 mijë njerëz për riview negative. Patjetër që kemi një distancim, s’kemi të bëjmë fare me këtë pjesë.

Ne nuk sulmojmë askënd, i vetmi person që ne duam të rrëzohet është kryeministri Edi Rama që është jolegjitim, dhe ai do marrë riview-t negative deri në momentin e fundit. E kemi luftën me sistemin dhe me kryeministrin Rama”, tha ai.

Related article  Një i mitur gjendet pa shenja jete

Ai paralajmëroi se në shtator priten ndryshime të mëdha si pasojë e protestës së vazhdueshme qytetare.

“Protesta do vazhdojë. Numrat besoj janë të mirë. Do vazhdojmë, në shtator presim ndryshime të mëdha, uroj edhe më shpejt, por besoj që shtatori do të na vijë me ndryshime të mëdha”, tha organizatori.

Published inNEWS