Skip to content

Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq

Në gjyqin e fraksionit të ndarë të fashikullit “Veliaj” me 11 të pandehur, është mbajtur mbrojtja e të pandehurve Fatjon Baçi dhe Adela Kondakci, ish-financiere e disa kompanive. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ish-polici i burgjeve Baçi, përmes avokatit, tha se ishte ndikuar për t’ia dhënë telefonin Erion Veliajt nga pushteti i kryebashkiakut dhe personit që ai përfaqësonte dhe se Veliaj nuk kishte bërë asnjë krim duke folur me të vëllain.

Related article  Rama u “mundua ta blinte”! Protestuesi Erlis Sina e trondit me përgjigjen: Meqë ma di hallin, pse…! Unë nuk jam si të që

Ndërkohë, avokati i të akuzuarës Kondakci kërkoi lehtësira, pasi ajo kishte ndihmuar drejtësinë. Në proces, siç tha Anila Hoxha, avokati i Kondakci tha se klientja e tij ka pranuar të marrë pjesë në abuzim me ligjin, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Ajola Xoxës. Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka pasur kosto për transparencën e saj, tha avokati. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë, vijoi më tej mbrojtësi për klienten e tij.

Related article  Detajet e renda nga ngjarja ne Shkoder

Nga ana tjetër, mbrojtja e ish-policit deklaroi: “Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare, që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”.

Related article  Danny Go's Daniel Coleman Opened Up About Watching Son 'Decline' in Emotional Final Post Before Teen's Death

Seanca u shty për në datën 23 korrik pasi avokatët kërkuan kohë të plotësojnë konkluzionet./ Top Channel

Published inNEWS