Skip to content

Tjeter aksident shenohet kete fundjave

Një aksident i rende rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Memaliaj, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Related article  Kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë? (EMRAT E TYRE)

Mësohet se aksidenti i rende ka ndodhur në dalje të qytetit të Tepelenës. I plagosur ka mbetur Dritan Bektashi, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen, i cili po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, si dhe katër turistë të huaj që ndodheshin në një automjet tip Fiat.

Related article  See Sylvester Stallone and Jennifer Flavin's Cutest Family Photos Through the Years as They Celebrate 29 Years of Marriage

Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  Flet per here te pare vajza e Altin Allmuces
Published inNEWS