Skip to content

EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

Një sondazh i organizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” synoi të masë mbështetjen e qytetarëve për emrin që ata do të preferonin në krye të një “qeverie tranzitore”.

Kjo kërkesë po artikulohet prej një muaji në protestat e shqiptarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të re. Kjo qeveri me mandat njëvjeçar nga organizatorët e protestës do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Related article  Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Francë, biznesmeni shqiptar

Anketimi është bërë në disa qytete të vendit dhe janë pyetur mosha të ndryshme. Sipas rezultateve të sondazhit, 80% mbështesin SPAK dhe 78% e të anketuarve shprehen në favor të ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, si kandidati më potencial për drejtimin e një qeverie të tillë.

Related article  Organizatori: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara në protestë, do t’i nxjerrim me EMRA. Janë ato të cilët ju…

Kjo mbështetje lidhet me perceptimin e një pjese të qytetarëve për punën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë. Gjatë drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u identifikua me hetime të profilit të lartë ndaj ish-ministrave, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, si edhe me çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik.

Related article  “Be Best” by Melania Trump: The Children’s Initiative and the Debate It Generated
Published inNEWS