Skip to content

Krimi në familje, vr*u gruan me armë gjahu, identifikohet autori dhe viktima (EMRAT)

Një krim në familje ka ndodhur sot (9 korrik) rreth orës 13:30 në Shkodër, në zonën e unazës perëndimore të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Related article  Gjashtë persona të vrarë në një lokal

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Related article  Man, 40, Died After He Became Trapped in Freak Escalator Accident That Others Ignored as They Walked by

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Related article  YouTuber Ryan Upchurch Ordered to Pay $17.5 Million to Father and Grandfather of 16-Year-Old Found Dead in 2022

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS