Skip to content

Ish banori i BBVK jep lajmin e trishte

Një lajm i trishtë ka prekur aktorin e njohur të humorit dhe ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Rezart Veleshnja, i cili ka bërë të ditur se babai i tij është ndarë nga jeta.

Lajmin e dhimbshëm e ka ndarë vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar babait të tij fjalë prekëse lamtumire.

Related article  Të shtëna drejt një turme

Në mesazhin e publikuar, Veleshnja shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tij më të dashur, duke e përshkruar si babain më të mirë.

“Ishe babai më i mirë në botë, më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma thave zemrën… Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke!”, ka shkruar ai.

Related article  Agjentët e Tiranës nisen me urgjencë drejt Shëngjergjit, njoftohet për një person të vrrë, kur shkojnë aty ngelin pa mend

Postimi i aktorit është shoqëruar me reagime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij.

Related article  Polici që “favorizoi” Veliajt në paraburgim lihet i lirë!

Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri dhe u bë edhe më i afërt me publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

Familjes Veleshnja u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Published inNEWS