Skip to content

Gjyqi në themel për Erion Veliajn merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë!

Këtë të martë, në orën 10:00, në GJKKO do të mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj pritet të mos paraqitet në sallën e gjyqit, pasi kundërshton të qëndrojë në kafazin e qelqtë. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Plarent Ndreca.

Related article  'Plasi' keq ne Tirane! C'po ndodh tek Komisariati nr. 3, dalin pamjet e para, thuhet se ...

Ajo ishte seanca e tretë radhazi në të cilën GJKKO vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Veliajn. Gjithashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesat e tij për transmetimin live të seancës dhe për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë.

Related article  E fundit, Policet e Bashkise alarmohen, gjejne arme te fshehur ne lulishte! Kur shkojne ta heqin, tronditen nga zbulimi...

Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafazin e qelqtë nuk përbën trajtim poshtërues, por është një masë që garanton zhvillimin e rregullt të procesit gjyqësor.

Related article  Kinematografia ne zi

Ndërsa kërkesës për transmetimin live të seancës, Gjykata ka theksuar se është shprehur edhe më herët për këtë çështje, duke sqaruar se kamerat do të lejohen vetëm në fillim të seancave, gjatë pjesës teknike.

Published inNEWS