Skip to content

“Nuk do ekzistojë më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të administratës publike, ku inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi do të kenë një rol kyç në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus “Shërbimi Publik për një Shqipëri Europiane”, Rama tha se pas përfundimit të procesit të digjitalizimit të Kadastrës, tashmë po ndërtohet sistemi që, sipas tij, do t’i japë fund njëherë e mirë problemeve që qytetarët kanë hasur ndër vite.

Related article  My 'perfect' husband swept me off my feet. When I broke out in hives after our honeymoon, the twisted truth emerged... it was a bloodbath

“Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër. Pushimet e emigrantëve dikur kalonin mes plazheve dhe sporteleve për të marrë një shërbim. Mbaroi puna e madhe për digjitalizimin e Kadastrës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe brenda afateve të përcaktuara. Tani vjen faza tjetër, ndërtimi i sistemit që do ta bëjë përfundimisht Kadastrën njësoj si të gjitha shërbimet e tjera. Do të ikë nga jeta e shqiptarëve edhe ky makth i Kadastrës”, u shpreh Rama.

Related article  Epstein crisis explodes as Trump's biggest allies now break ranks to reveal the days of secret 'cover-up' meetings they've been hauled into

Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria po punon me kompani të mëdha të teknologjisë për të zhvilluar modelin e parë të inteligjencës artificiale që do të përdoret në prokurimet publike.

“Sot Shqipëria po punon për të pasur modelin e parë të inteligjencës artificiale për prokurimet publike nga A-ja te Zh-ja. Jemi duke punuar me gjigandët e teknologjisë. Projekti do të testohet vitin e ardhshëm dhe synohet të hyjë në funksion në vitin 2028. Kur të jetë plotësisht funksional, do ta heqë përfundimisht problemin e fondeve publike dhe të tenderave. Përmirësimet e qëndrueshme vijnë vetëm nga sistemi”, deklaroi Rama.

Related article  Burri i merr jetën gruas në sy të dy fëmijëve! Motra në lot, u përgatitëm të iknim por…

Rama solli si shembull edhe zhvillimin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se falë reformave dhe përdorimit të teknologjisë janë shmangur problematikat që shoqëronin procesin në vitet e kaluara.

Published inNEWS