Skip to content

Kujdes nga e enjtja! Meteorologia befason me parashikimin e motit, ja çfarë na pret…

Meteorologia Lajda Porja ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik.

Sipas saj të hënën pritet një maksimum prej 33°C, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një rritje të lehtë në rreth 34°C.

Related article  E bujshme! Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO

Ajo theksoi se gjatë këtyre tre ditëve në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, qarku i Korçës do të ketë rrebeshe shiu.

Related article  Të shtëna me amë zjarri, v riten një oficer policie dhe…

Duke filluar nga dita e enjte, Porja theksoi se masat e nxehta afrikane do të rikthehen në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Kjo valë e të nxehtit ekstrem parashikohet të zgjasë të paktën 5 deri në 6 ditë.

Related article  Shembja e godinës në Athinë, 3 shqiptarë mes viktimave, 2 prej tyre motër e vëlla (EMRAT/Foto)

Ndër të tjera ajo tha se gjatë fundjavës, temperaturat do të rriten dita-ditës dhe mund të arrijnë në 39°C apo 40°C. Sipas saj nga data 9 korrik e në vijim priten vlerat më të larta të këtij muaji.

Published inNEWS