Skip to content

Policia jep detaje për dy tragjeditë që ndodhën sot

Në rajonin e Prizrenit sot janë regjistruar dy raste të personave të cilët janë gjetur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë për Indeksonline se të dy rastet, dyshohet të jenë vetëvrasje.

“Sot, më datë 05.07.2026, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka thënë Bytyqi.

Related article  FedEx Driver Who Killed Athena Strand Told Investigators He'd Give Them 'Everything' If They Let Him Go Home for One Last Christmas

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bytyqi ka thënë se sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe dhe se bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Related article  Detaje të reja nga operacioni SPAK, arrestohet i laboratorit shkencor të Policisë dhe një biznesmen (Emrat)

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur nga një zyrtar policor është pranuar informata se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Related article  Lekundet Toka ne Shqiperi, ja ku ishte epiqendra, dalin detajet

“Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Published inNEWS