Skip to content

‘Plasi’ keq ne Tirane! C’po ndodh tek Komisariati nr. 3, dalin pamjet e para, thuhet se …

Ka degjeneruar në dhunë protesta e zhvendosur nga kryeministria në Komisariatin Numër 3 në kryeqytet, aty ku mbahen në paraburgim të ndaluarit e ditës së enjte në pritje të masës së sigurisë.

Pavarësisht se ishte lajmëruar se protesta do të ishte tërësisht paqësore, me sa duket nuk ka rezultuar kështu teksa persona me maska kanë shkatërruar dritaret dhe dyert e këtij komisariati.

Related article  Ivanka poston burrin në mediat sociale! Shqiptarët i bëjnë atë që askujt sja merrte mendja

Në videot e siguruara nga Neësbomb, persona që kanë mbuluar fytyrën godasin me shkopinj hekuri dritaret, si dhe kanë shkallmuar një nga dyert kryesore të këtij institucioni.

Policia është detyruar të ndërhyjë duke i larguar me ujëhedhës, ndërsa nuk dihet motivi i agravimit të situatës nga ana e protestuesve. Deri në momentin e mbërritjes në ambientet e këtij komisarati, protesta ishte paqësore. Mandej situata degjeneroi duke shkatërruar ambientet hyrëse të këtij institucioni.

Related article  Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia e madhe, futet…
Published inNEWS