Skip to content

Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…

Influencerja Dea Mishel Hoxha është përplasur virtualisht me deputetin socialist Erion Braçe, pas incidentit të ndodhur dje ku protestuesit hodhën vezë ndaj makinës së deputetit.

Dea Mishel ka komentuar me ironi në një postim të Braçes, duke iu referuar sulmit me vezë ndaj automjetit të tij.

“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj. Është e keqe veza. Po ashtu, mos ke nevojë të të çojmë për ndonjë grafi? Mos ke thyer gjë? Se si dihet goxha sulm ishte. Më vjen keq. Të përshëndes”, ka shkruar Dea Mishel Hoxha.

Related article  Rrefimi i te mbijetuares ne aksidentin e rende ne Tirane

Pas këtij komenti, deputeti Erion Braçe i është përgjigjur shkurt: “Dea Michellee aaauuuu, je larë ti?!”

Më pas, influencerja ka publikuar një screenshot të shkëmbimit të komenteve dhe ka reaguar sërish ndaj përgjigjes së deputetit.

“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një të koment ky s’mbajti fare, të paktën asaj tjetrës i kisha bërë video e kuptoj. Më zhgënjeve pak Erion”, ka shkruar Dea Mishel.

Related article  Kim Kardashian Set to Testify as Trial Over $9 Million Paris Robbery Begins

Ajo ka shtuar me ironi se po mbledh reagime të tilla nga politikanët, pasi më parë ka pasur edhe një përplasje me deputeten tjetër socialiste, Zegjine Caushi.

“Po i mbledh si pokemona, brenda muajit dua 10 të tjerë”, u shpreh ajo, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke shkruar: “Shifemi te Kryeministria btw në protestë”.

Related article  At Cannes, John Travolta walks the red carpet alongside daughter Ella, and fans notice a striking resemblance to her late mother

Postimi i Deas: “Deputeti i dyte qe e con muhabetin ne ofendime personale dhe me ben block. Me nje tek koment ky smbajti fare, te pakten asaj tjetres i kisha bere video e kuptoj..☹️me zhgenjeve pak Erion. ☹️☹️☹️☹️ Po i mbledh si pokemona brenda muajit dua 10 te tjere.

Njs e postova qe te kuptoni nivelin e intelektualeve tane, shifemi te kryeministria btw ne proteste, Repeal law 21/2024 puqqq“

Published inNEWS