Skip to content

Del emri i 29 vjecares qe humbi jeten ne plazhin ne Vlore

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, ku një 29-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt në det.

Bëhet fjalë për Afërdita Xhilajn, nga Shkodra, e cila kishte shkuar për pushime në Zvërnec. Sipas informacioneve, Xhilaj ishte e shoqëruar nga dy miq nga Gjermania, vendi ku jetonte edhe vetë.

Related article  Astrologia Meri Shehu jep parashikimin per keto shenja te horoskopit

Mësohet se e reja u përball me rryma të forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Related article  Rama: Shpirti ma di sa më dhembin hallet tuaja, jam i gatshëm të

Ndërkohë, edhe Policia ka reaguar për rastin, duke bërë me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në plazhin e Portonovës, në Zvërnec, dyshohet se është mbytur në det shtetasja A. Xh., 29 vjeçe, banuese në Shkodër.

Related article  What is this incredible innovation that’s making everyday life easier for millions?

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS