Skip to content

‘Paralizohet’ autostrada Tirane-Durres, detajet

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës, në drejtim të qytetit bregdetar.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë rrugore si dhe autoambulanca. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar mbi shkaqet e aksidentit, apo nëse ka persona të lënduar apo viktima.

Related article  oficeri i njohur rrefen detajet e ngjarjes se rende ne Jug te vendit

Ngjarja ka krijuar një situatë të rënduar trafiku në një nga akset më të frekuentuara të vendit. Si pasojë e bllokimit të pjesshëm të rrugës, në drejtim të Durrësit është formuar një radhë kilometrike automjetesh.

Related article  Dgjeneron biseda ne emisionin live, deklaratat e forta

Në videon e siguruar nga Newsbomb duken qartë kolonat e gjata të makinave që presin të kalojnë, ndërsa në segmentin ku ka ndodhur aksidenti vijon prania e shtuar e policisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në këtë përplasje.

Related article  Qeveria paralajmëroi rritje pensionesh brenda korrikut, ja sa do të jetë vërtetë shuma që do të përfitojnë
Published inNEWS