Skip to content

Gjermanet 3 goditje brenda ditës Ramës! Trondit mesazhi ‘i koduar’ i Ambasades Gjermane

Gjermanët duket se e kanë futur në “rreth të kuq” Edi Ramën. Vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur 3 ‘shuplaka’ nga Berlini për kreun e qeverisë.

Fillimisht ishte revista “Der Spiegel”, e cila publikoi një reportazh për protestat. Sipas mediumit gjerman, protesta janë shndërruar në një revoltë kundër keqqeverisjes.

Ndërkohë pasdite “Deutsche Welle” publikoi një intervistë me Edi Ramën. Gazetarja gjermane kapi ngushtë disa herë kryeministrin.

Related article  Kishte vetëm 2 ditë që ishte liruar nga burgu – Kush është shqiptari që u hodh në det bashkë me gruan, për ta vrarë

Ndërkohë një mesazh goditës erdhi dhe nga ambasada gjermane në Tiranë. Në 36-vjetorin e 2 Korrikut 1990, diplomacia gjermane riktheu në kujtesë ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë për t’i shpëtuar regjimit komunist, duke e cilësuar atë një moment historik të guximit dhe zgjedhjes së lirisë.

Related article  Tmerr ne mesnate ne Shqiperi, flaket kercenojne dhjetera jete njerezish, policia urdheron…

“Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës. Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri”, shkruan Ambasada Gjermane.

Related article  Ngjarje e rende regjistrohet kete te hene!

Zyrtarisht, postimi lidhet me një përvjetor historik. Megjithatë, koha e publikimit ka tërhequr vëmendjen, pasi vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë kanë dominuar zhvillimet politike në vend.

Published inNEWS