Skip to content

Ngjarje e rende ne veri te vendit, mesohet se 3 persona

Aksident i frikshëm në Kukës/ Makina “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj, tre të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orën 1:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bicaj, ku një automjet tip Volkswagen me targa AA855VJ ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar mbi një shtëpi.

Related article  Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, të cilët, pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e Kukësit, janë dërguar për ndihmë të specializuar në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra. Sipas burimeve spitalore, të tre të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, pavarësisht plagëve të marra.

Related article  E papritur, Zbulohet kryeorganizatori i protestave

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, nga pamjet duket qartë se automjeti ka dalë nga rruga duke fluturuar në murin rrethues të banesës dhe më pas mbi çatinë e saj, ku dëmet materiale janë të konsiderueshme, si për mjetin, ashtu edhe për pronarët e shtëpisë.

Related article  Vr asja e policit ne Korce, ministri i Brendshëm ben reagimin e papritur
Published inNEWS