Skip to content

E papritur! Kthese e forte e motit, ja ku priten reshje shiu me shtrëngata (Harta)

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër (e enjte) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Shkodër dhe Fier, përsa i përket situatës së zjarreve.

Në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I ULËT”, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel “S’ KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Njoftohen me dhimbje te thelle se eshte ndare nga jeta meuesi i dashur ne vend

Nё disa qarqe pritet nivel rrezik lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Lindje) dhe qarku Fier (Veri). Rreziku më i lartë pritet ditën e sotme.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 01) dhe nesër (e enjte, dt. 02) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Search results for: The heartbreaking story of Bailey Cooper is deeply emotional and moving for anyone who reads it

TEMPERATURA

Nesër (e enjte, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23 / 30°C,  në vendet e ulëta: 22 / 33 °C, në vendet malore: 13 / 27°C. Përsa i përket erës, sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

Published inNEWS