Skip to content

Rrefimi i te mbijetuares ne aksidentin e rende ne Tirane

Një aksident i regjistruar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, prej ku mbetën 12 të plagosur dhe ndërroi jetë shoferi i furgonit. Njdërkohë Debora një turiste nga SHBA i shpëtoi mrekullisht aksidentit ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes. Ajo e friksuar ka treguar se si gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe se njerëzit e gjakosur po bërtisnin.

“Po shikoja poshtë dhe më pas ngrita kokën. Ndjeva autobusin që po dilte nga rruga. Kur ngrita sytë, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Papritur autobusi u përmbys në krah dhe njerëzit nisën të bërtisnin. Gjaku po më pikonte, sepse unë isha në anën e poshtme.

Related article  Nancy Mace Says She’ll Be ‘Trump In High Heels’ After Announcing Bid For Governor

Fillimisht kontrollova nëse isha mirë, pastaj dola jashtë. Pas meje po dilte edhe një person tjetër dhe ne dolëm nga pjesa e pasme e autobusit. Njerëzit ishin të gjakosur, bërtisnin. Menjëherë erdhën për të ndihmuar njerëzit nga ndërtesa aty pranë. Ndaluan edhe makinat. Shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm, më sollën ujë. Kjo ishte e gjitha. Unë pata shumë, shumë fat. Falë Zotit…” u shpreh ajo.

Related article  Florida Cops Catch Massive Fraud Gang, Including Corrupt DMV Bureaucrats, Aiding Illegal Immigrants

Teksa më tej tha se shte nisur drejt Tiranës, pasi të nesërmen do të kthehej në SHBA. Ndërsa sa i përket shoferit për të cilin deri më tani dyshohet se ka pësuar infarkt, e pyetur nga ngazetarët turistja është shprehur se shoferi autobusin gjate gjithe kohes e drejtonte ne menyre paksa të paqendrueshme.

“Nesër kthehem në SHBA. Fluturoj nga këtu për në Londër dhe më pas nga Londra për në Amerikë. Gazetari: Si ishte shoferi i autobusit? Turistja: Nuk e di. Gjatë gjithë rrugës ai lëvizte paksa në mënyrë të paqëndrueshme. Mendova se ndoshta ishte normale për autobusin, por nuk e di.

Related article  Sinoptikania Porja tregon kur do bien temperaturat në Shqipëri

Isha ulur në anën e djathtë, në sediljen e dytë. Mu duk se personat që u plagosën më rëndë ishin në anën e majtë të autobusit. Edhe i riu nga Kolumbia ishte në anën e djathtë. Shoferi humbi jetën. Ata që ishin në anën e majtë duket se pësuan plagë të rënda”

Published inNEWS