Skip to content

Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila braktisi grupin parlamentar socialist dhe doli e pavarur, ka reaguar nga Brukseli me një mesazh për kryeministrin Edi Rama, ndërsa i është bashkuar prej ditësh protestuesve në shesh.

Ajo tha se Evropa tani duhet t’i kthejë edhe më shumë sytë nga Shqipëria.

Related article  Former Pentagon official raises alarm over lack of plan to secure nuclear material

Në një postim në rrjetet sociale, “Neomalsorja” bën të ditur se ndodhet në Parlamentin Europian, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët, sipas saj, do të diskutojë për protestat qytetare dhe problematikat e shumta me të cilat përballet Shqipëria.

Related article  Ngjarje ne vend, raportohen detajet

Ajo e cilëson qeverinë si të korruptuar dhe e akuzon pushtetin për arbitraritet, duke theksuar se po kapërcen çdo kufi.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shu mta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan ajo në postim.

Related article  Joe Biden Slams Republicans As 'Liars' For Raising Questions About His Clemency Decisions
Published inNEWS