Skip to content

“Rikthehet” dimri në verë! Breshër e stuhi në keto zona te vendit, ja ku ju ‘prishen’ pushimet …

Edhe pse zyrtarisht në stinën e verës, moti vijon të surprizojë. Reshje shiu, breshër e stuhi raportohet të kenë përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit, ku dëme të shumta raportohet të ketë pasur në jug dhe juglindje.

Stuhitë në pjesën më të madhe të juglindjes, raportohet se kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellët. Më konkretisht thuhet se breshëri ka dëmtuar të mbjellat në fshatin e thellë Kamnik të Kolonjës,

Related article  Strong reactions to the El Salvador visit - Senator faces what he least expected

Po ashtu raportohet se reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Korçës, më së shumti në bashkinë e Maliqit.

Related article  Protestat për largimin e tij, Edi Rama sulmon Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin dhe Fatos Lubonjën

Mësohet se nga era e fortë janë rrëzuar pemë, ndërsa raportohet se njëra prej tyre ka rënë mbi një automjet.

Ndërkohë, fshati Orman i bashkisë Maliq thuhet se është përfshirë nga breshëri.

Një stuhi e fortë ere dhe shiu ka përfshirë Vlorën, duke kapur ”në befasi” pushuesit të cilët janë detyruar të largohen nga bregdeti.

Related article  The mysterious absence of bodies in Titanic’s wreckage

Për pasojë mësohet se pasditen e sotme ka pasur një trafik të rënduar në aksin Radhimë–Vlorë, për shkak të fluksit të madh të automjeteve që po kthehen drejt qytetit.

Një shi i imët ka prekur dhe Shqipërinë e Mesme, Tiranën e Durrësin, i cili ka mbuluar pjesët më të mëdhaja të qyteteve me ndërprerje.

Published inNEWS