Skip to content

Detajet e fundit nga ngjarja e rende, reagimi i policise!

Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Lin–Pogradec, duke konfirmuar se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në spital.

Fillimisht u raportua se shoferi kishte mbetur i plagosur dhe ishte transportuar për ndihmë mjekësore, por sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Related article  Hyri në lumë të shpëtonte djalin e tij 5-vjeçar, rrjedha i merr jetën babait

Sipas të dhënave paraprake, automjeti doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore. Viktima është shtetasi Amarildo Islamaj, 32 vjeç nga Vlora.

Related article  Astrologia Meri Shehu jep parashikimin per keto shenja te horoskopit

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

“Në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.

Related article  Për 4 shenja horoskopi, një humbje kthehet në fitore të madhe para fundit të korrikut

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Published inNEWS