Skip to content

Nderrojne jete dy policë gjatë detyrës zyrtare (Emrat)

Dy oficerë policie që shërbenin në burgun “Jordan Misja” në Tiranë kanë vdekur brenda natës, teksa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Siç raporton TCh-ja, rasti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe oficerët janë Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana.

Related article  Pas 3 javësh, i del gjumi Barjam Begajt, bën deklaratën që nuk na e priste mendja për protestat!

Sipas këtyre raportimeve, Muhametaj 62 vjeç, ka shërbyer si specialist informacioni me gradën komisar, derisa Vrana si teknik i kamerave.

Në informacionet e raportuara nga TCh-ja, fillimisht Muhametajt i kishte rënë të fikët, ku atij i janë kryer veprime urgjente mjekësorë brenda burgut, e më pas është dërguar me autoambulancë për në spitalin ushtarak, por që më pas ka vdekur.

Related article  “Priti deri në frymën e fundit nga djali i tij që…”, zemra e tradhtoi doktor Edin e dogji malli për të birin, pengu më i madh që e mori në botën tjetër

Ndërkohë, derisa ka qenë duke u hetuar rasti, dhe duke u shikuar kamerat e sigurisë, ka ndodhur alivanosja e zyrtarit tjetër, me ç’rast edhe Vranës i ka rënë të fikët dhe më pas edhe ka vdekur me gjithë urgjencat mjekësore që i janë bërë.

Related article  E rende! Publikohen mesazhet tronditese qe Erion Brace nuk do donte te dilnin kurre! (Foto)
Published inNEWS